ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveidentifikimiLojralojraaaa

Share | 
 

 Mesimi i HTML-se me shembuj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BLackDream
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 103
Age : 26
Localisation : Ne Recycle Bin
Registration date : 08/03/2007

MesazhTitulli: Mesimi i HTML-se me shembuj   Sat Mar 10, 2007 5:20 am

Ē'eshte HTML dhe konceptet baze te saj
HTML
Hyper Text Mark-up Language; ky eshte emri i vendosur gjuhes, e cila perdoret per krijimin e dokumentave Web, ne menyre te tille qe Web Browsers(Netscape, Internet Explorer, etj.) te dine si ta shfaqin ate. HTML eshte nje gjuhe e thjeshte me etiketa(tags) dhe rregulla te thjeshta, jo nje gjuhe e mirefillte programimi.
Njihen keto versione: HTML 1.0, 2.0, 3.0, 3.2, 4.0,....
Perfundim: HTML file(dokument) = Web Page

HTTP (Hyper Tekst Transport Protocol)
Protokoll i cili percakton menyren e komunikimit midis WWW klientit dhe serverit.

Web Browser
Nje software qe lejon perdoruesit e Intenetit te hyjne(access) ne World Wide Web (WWW). P.sh. si: Netscape, Internet
Explorer, Mosaic, Lynx.

URL (Universal Resource Locator)
Adresa e nje web page, si p.sh. "www.soros.al" ose "www.miami.edu".

Link
Nje tekst ose imazh i perdorur per te lidhur nje "faqe" tek nje tjeter faqe ose nje tjeter site.

Image
Nje skedar i tipit pikture apo artwork.

Tag
Nje etikete (te cilat jane te ndryshme sipas funksionit qe kane).
Tag-et jane elementet kryesore te HTML-se, pasi ato i tregojne web browsers si ju doni te duket dokumenti juaj ne Web. Nje tag eshte gjithcka qe ndodhet midis simboleve "me e vogel" (<) dhe "me e madhe" (>) si: <HTML> eshte "HTML tag", <BODY> eshte "Body tag", etj.
Tag-et jane "case insensitive", pra nuk ka dallim midis shkronjave te vogla apo te medha p.sh.: <H1> ose <h1>

Attribute
Perdoren me tag-et per te specifikur karakteristika apo veti te vecanta sipas rasti konkret.
Nje atribut vendosetbrenda shenjes se tag, pas emrit te tag-ut dhe para shenjes "me e madhe" (>).
Atributeve zakonisht u jepen vlera sipas rasti, p.sh.: <FONT color="green">. Mbani mend se vlerat e dhena zakonisht vendosen midis "thonjezave ".
Atributet mund te jene "case sensitive" p.sh. kur si atribut eshte emri i nje skedari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dashuricka.topic-zone.com
 
Mesimi i HTML-se me shembuj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione Kompjuterike :: Programet-
Kėrce tek: