ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveidentifikimiLojralojraaaa

Share | 
 

 Horoskopi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BLackDream
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 103
Age : 26
Localisation : Ne Recycle Bin
Registration date : 08/03/2007

MesazhTitulli: Horoskopi   Mon Mar 12, 2007 8:54 am

Dashi (21.III – 20.IV)
Ti ke qef me u marrė me punė qė nuk tė takojnė, ma shkurt, me i shti hundėt kumos e kahmos. Por, kujdes. Ku merr vesh ti nga politika? Pastaj, botha jote kishe po mbaj ders pėr kulturė e kėso senesh. Ti tepėr qė din me hypė nė autobus pa njė ndihmės, qė din me u kjthye nė shtėpi pa tė udhėzue kurrkush.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::
Demi (21.IV - 20.V)
Gjatė kėtij muaji ke rrezik ta thesh kėmbėn e majtė. Ne nuk mund tė tregojmė mė nė detaje se si por ki kujdes, ruaji kėmbėt mos i fut kudo, mos i ēo kudo, mos i lėsho kudo, mos i afro ngat gjithkujt, ruaji, pėrdori vetėm kur ėshtė e domosdoshme. Sa pėr duar, hiq mos ta ndien; duart tua nuk t’i gjen gja, ato janė mėsue me hi gjithkund dhe me ia dhanė gjithkujt.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Binjakėt (21.V - 21.VI)
Mbaje kuletėn ngat zemre. Dikush t’ia ka mėsy dhe vėshtirė e ke me shpėtue prej njė plaēke qė ka me tė kėrsitė nė rruzė tė shpinės. Por, shėndeti ėshtė me rėndėsi dhe shyqyr ti me shėndet i ke punėt mirė, je ba si topi sa as pushka kineze s’ta shpon… lėkurėn. Nėse je femėr, gjatė kėtij muaji do tė mbetesh shtatzėnė.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::::::::::::::::::::::::::
Gaforrja (22.VI - 22.VII)
Ruaju nga sėmundja e sheqerit. Ti e di fare mirė se si shumė t’u ka ambėlsue kėto kohėt e fundit. Njė ditė ka me tė dalė ma idhėt por ki kujdes dhe mėsou gradualisht. Nisja me hangėr veē laknor, pite spinaē, purri dhe kepė tė freskėta… Ty s’ti kanda hudrat por ha edhe hudra se kurgja ma e mirė se hudra nuk je; pėrndryshe, muaji ka me tė nxanė nė pozitė tė keqe.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::::::::::::::::::::::::::
Luani (23.VII - 23.VIII)
Shumė po tė sillen kah bishti, dikėnd e ke taksirat e nafakė kėtė muaj. Kqyr bile lidhu n’vend t’hajrit e plasjau zemrėn kojshive e shokėve e shoqeve qė kanė qeshė me ty qyshmoti. Kėtė muaj konkuro pėr polic/e. Ty t’ka hije uniforma; bile edhe pixhamat kur i vesh tė rrinė mirė. S’ka lidhje qė je torollak/e. Pėr polic/e tė tillėt i kėrkojnė.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::
Virgjėresha (24.VIII - 22.IX)
Merr dhe le afėr njė sakicė tė vogėl nė dhomėn ku flen sepse njė njeri po tė sillet dhe mund tė pėrfundosh keq prej tij. Gjatė jetės tėnde ke bėrė vazhdimisht armiq, kush nuk mundet me tė pa me sy, prandaj ruaju se po tė sillet taksirati. Fundja, edhe boll tė kanė duru njerėzia. Shtrėngoje qetash se letė ėshtė me marrė hallkun pėr goje.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::
Peshorja (23.IX - 22.X)
Zemra jote, gjatė kėtij muaji, ka me kullue helm. Eeee… a mendove me e pasė gjithė muaj tė mjaltit a? Kėrkoje edhe ti pak ēka ėshtė me hjekė se t’u ka msu botha nė tė butė, vazhdimisht, kėrkoje ēka domethanė mos me ta rrasė njė njeri pėr tė cilin zhkrihesh si vjami nė fėrtere. Nisja me u marrė me poezi. Tjetėr ngushėllim nuk tė ka mbetė veē me shkru vjersha si Ali Asllani.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::
Akrepi (23.X - 22.XI)
Njė ditė ka me tė ra ndėrmend ēka je tuj lėshu prej dore por ka me kanė tepėr vonė. Zaten, ti gjithmonė kujtohesh mbas kohe dhe mbasandej gėrvallesh si lopa “ou kuku ēka m’gjet”. I ke pėrpara edhe dhjetė ditė me e rregullue ēėshtjen e biznesit dhe tė dashurisė tėnde. Nėse jo – atėherė veē ke me e pa jetėn tėnde kah fundoset pjetposhtė si “Titaniku”.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::::::::::::::::::

Shigjetari (23.XI - 23.XII)
A e ke ditė najherė nė jetė se krejt ēka vlen nė trup tandin ėshtė frizura? Nėse jo – dije sot. Dhe, nėse nuk e ke ditur edhe kėtė tjetrėn, mėsoje - vetėm pėrmes frizurės tėnde mund tė ngjitesh atje ku pretendon dhe mbas gjėrave e njerėzve qė i dėshiron. Veēanėrisht gjatė kėtij muaji frizura jote do tė thotė shumė. Pra, mos e rrudh dorėn oj lopė, o hajvan/e, jep pėr frizurėn sepse ajo mundet me tė qitė nė selamet. Edhe paren e fundit ēoje pėr frizurė.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::
Bricjapi (22.XII - 20.I)
Koha e rrezikut nga rriqnat po ofrohet, mbuloi bothėt mirė sepse ti e di qė ke qef me u vesh sa ma shkurt verės. Merru me not, posa tė fillojė sezona. Por ruaju sepse kambėve tua u kanoset rreziku edhe nė ujė; ngado qė tė shkosh kėmbėt tua janė nė rrezik. Lėri studimet ose mėsimet nėse je nė shkollė/fakultet. Nuk je ti pėr shkollė. Kapu tjetėrkah… Ardhmėria jote nuk lidhet me shkollė a me fakultet por me diēka tjetėr…zbuloje vetė se po ngushtohmi me t’kallxue…
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::
Ujori (21.I - 12.II)

Mos merr rugė tė gjat gjatė kėtij muaji sepse mund tė mbetesh nė rrugė gjatė tėrė natės dhe tė pėrsosh keq. Por, mos rri vetėm as nė shtėpi sepse do tė kesh telashe me hajnat. Pėrpos kėsaj, do tė kesh telashe edhe me mėsime/studime gjatė kėtij muaji sepse ti e din qė ti ia nis me msue vetėm kur t’vjen voja te botha. Masu u bo edhe ti me shku n’shollė/ fakultet, te han dreqi edhe kėtė punė!
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::
Peshqit (20.II - 20.III)
Ti je i/e ndjeshm/e nga zemra prandaj kujdes sepse gjatė javės qė vjen ke me pa diēka ēka s’ta ka marrė mendja qė sheh nė jetė; ke me ndie diēka ēka s’ke ndie kurrė dhe ke me provue diēka qė s’ia ke ndie shijen kurrė ma pėrpara nė jetė. Megjithatė, krejt kjo mund tė pėrfundojė mirė nėse ti arrin me e shtrėngue pak prapanicėn tėnde tė qyqavtė. Boll fort tė fryn veē isha tė prin fati
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dashuricka.topic-zone.com
 
Horoskopi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Argėtim & Zbavitje :: Barsaleta... tė qeshim pak :)-
Kėrce tek: